Home / Lajme / Botë / Nepal, autobusi në humnerë, 29 viktima

Nepal, autobusi në humnerë, 29 viktima

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në Nepal pasi autobusi me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga malore dhe ka rënë në humnerë.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit të Çatiuanit, në perëndim të rajonit të Dotit.

Policia dhe banorët lokalë ndihmuan në nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga vendi i aksidentit, që ndodhi gjatë orëve të natës dhe në kushte mjegulle.

Të paktën 12 pasagjerë që janë plagosur rëndë po trajtohen në spital, kanë njoftuar më tej autoritetet nepaleze.

Autobusët janë shpesh herë të mbipopulluar në Nepal dhe aksidentet në rrugët malore në gjendje të rëndë janë të shpeshta.

Në korrik mbi 40 persona, shumica e të cilëve pelegrinë hindu, humbën jetën në dy aksidente të ngjashme të ndodhura brenda pak ditëve.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *