Home / Sport / Nesimi në U-15, Sadiki rrefuzon U-17

Nesimi në U-15, Sadiki rrefuzon U-17

Nën-kryetari i FFM-së Qenan Idrizi me kënaqësi konfimon se kanë arritur që të sigurojnë vend në kombëtaret e shpresave për Gajur Sadiku që do të emërohet seleksionues i përfaqësueses U-17, ndërsa Jeton Nesimi do të drejtojë U-15. Mirëpo i shpejtë ka qenë reagimi i Gajur Sadikit, që refuzon ofertën e FFM-së, pasi ambicie e tij ka qenë kombëtarja U-19.

Drejtuesit e Federatë së Futbollit të Maqedonisë së shpejti do të publikojnë emrat e trajnerëve të kombëtareve të shpresave të Maqedonisë, ndërsa sipas asaj që ka deklaruar për TV Alsat-M nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, dy kategori do të drejtohen nga trajnerë shqiptarë. Pala shqiptarë në shtëpinë e futbollit vendor tani më një kohë është duke luftuar për kërkesat e veta, ndërsa duket se kanë rezultuar me sukses për kërkesat e veta. Pasi drejtuesit e federatës ditë më parë sqaruan se ka përfunduar procesi i konkurimit të kandidatëve për seleksionues të ri të kategorive më të reja në ekipin kombëtar dhe se së shpejti do të emërohen 6 trajnerë, prej gjithsej 30 kandidatëve, Qenan Idrizi shpalos emrat e shqiptarëve që do të jenë të kyçur në përfaqësueset e shpresave. Kështu tetovari, Gajur Sadiku është caktuar të emërohet seleksionues i përfaqësueses U-17, ndërsa Jeton Nesimi do të drejtojë U-15. Vend në FFM ka edhe për Visar Ganiun, i cili në të kaluarën ishte seleksionues, ndërsa tani emërohet zëvendës drejtor i Qendrës për Edukim pranë FFM-së. “Në të ardhmen Gajur Sadiku do të drejtojë kombëtaren e Maqedonisë U-17, ndërsa Jeton Nesimi atë të U-15. Gjithashtu mund të konfirmoj se zëvendës drejtor i Qendrës për Edukim pranë FFM-së në të ardhmen do të jetë Visar Ganiu. Gjithsesi ne nuk do ndalemi këtu, pasi planifikojmë që në të ardhmen në FFM të këtë edhe emërime tjera nga radhët shqiptarëve”, është shprehur për mediat, nën-kryetari i FFM-së, Qenan Idrizi. Mirëpo pasi të hënën është mësuar se Sadiki dhe Nesimi do të jenë trajnerë të ri të kombëtareve të shpresave, të martën po në TV Alsat-M ka reaguar Gajur Sadiki, i cili ka kumtuar vendimin e tij që mos të pranojë postin e ri. Edhe pse pranon se ishte në mesin e 30-të kandidatëve që kishin konkuruar për këto pozita, Sadiku refuzon të emërohet seleksionues i kombëtares U-17, pasi që kishte pretenduar kombëtaren U-19. Sipas tij është jo korrekte dhe e papranueshme që shqiptarët lihen jashta kombëtares A të Maqedonisë, U-21 dhe U-19 dhe për këtë arsye vlerëson se më mirë është të tërhiqet, se sa të pranojë urdhërat sipas tij diskriminuese ndaj shqiptarëve. Gajur Sadiku në lidhje telefonike nga Suedia, konfirmon se nuk do të pranojë vendimin për të drejtuar U-17 dhe për këtë arsye tërhjek kandidaturën e tij. “Oferta që më ofruan që të jem seleksionues i U-17 nuk i përgëzon të mirat e kombit shqiptar dhe për këtë vendosa që mos të pranoj atë që më ofroi Federata e Futbollit të Maqedonisë. Asryse është se pala maqedonase kanë për momentin kanë seleksionin A, U-21 dhe U-19. Kjo për mua si sportist është diçka e papranueshme. Kjo nuk është në të mirë të sportit për gjithë shqiptarët, pasi meritojmë diçka më mirë. E kam dijeninë dhe përvojën dhe nuk mundi të lejoj dikënd që të më nënçmojë”, është shprehur Gajur Sadiki për Tv Alsat-M. Tërhjeqja e Sadikit hap telashe për shqiptarët e përfshirë në Federatë, pasi që tani mbetet për tu parë ndëse do të ketë alternativë, apo në vend të tij do të emërohet ndonjë maqedon. Nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, nuk zbulon detaje rreth emrave të seleksionuesve tjerë, që do të jenë maqedon. Ajo që dihet është se kombëtarja U 21 do të vazhdojë të drejtohet nga Boban Babunski, ndërsa pritet të mësohen emrat e seleksionuesve të U-19 dhe U-13. Nga zyra për informim pranë FFM-së shprehen se ende nuk është vendosur për këtë çështje dhe se ditët në vijim do të bëhen publike emrat e trajnerëve që do të drejtojnë kategoritë e reja të kombëtareve zinxhir të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *