Home / Sport / Neymar: Dua të luaj për Guardiolën

Neymar: Dua të luaj për Guardiolën

Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka thënë se atij do t’i pëlqente të luante një ditë për ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën, teksa e ka përjashtuar mundësinë që të kalojë në Evropë para vitit 2014.

“Pep është trajner i madh. Unë do të doja të luaja për të një ditë, pas gjithçkaje që ka arritur ai me Barcelonën”.
Ylli brazilian edhe këtë herë e përsëriti se ai nuk po mendon të largohet nga Brazili për momentin.
“Mundësia për të kaluar në Evropë po ju ofrohet shumë lojtarëve tani dhe unë nuk dua të shkojë atje”.

“Preferoj të luaj për Santosin dhe të jem me miqtë dhe familjen time. Kam kontratë deri në vitin 2014 dhe dua ta respektoj atë”, ka thënë Neymar për Marca.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *