Home / Sport / Neymar mohon të ketë parakontratë me Barcën

Neymar mohon të ketë parakontratë me Barcën

Ylli brazilian, Neymar, e ka mohuar të ketë nënshkruar ndonjë parakontratë për transferimin e tij te Barcelona dhe ka thënë se ai është i lumtur te Santosi.

Gjatë muajit tetor, prej burimeve të RAC1, erdhi lajmi se katalunasit kishin nënshkruar një parakontratë për transferimin e 20-vjeçarit në Camp Nou.

Sipas burimeve, ai do t’i merrte 10 milionë euro në fillim, ndërsa transferi në përgjithësi do të kushtonte 40 milionë euro.

“Nuk kam kurrfarë kontrate me Barcelonën apo ndonjë ekip tjetër. Gjëja e vetme që kam nënshkruar është kontrata me Santosin deri në vitin 2014 dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Neymar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *