Home / Sport / Neymar, transferi i parë i Guardiolës në Bayern?

Neymar, transferi i parë i Guardiolës në Bayern?

Mediumet gjermane shkruajnë sot se trajneri i ri i Bayernit, Pep Guardiola do të sjellë lojtarë të rinj në ekipin bavarez, drejtimin e të cilit do ta marrë në verë, para fillimit të edicionit të ardhshëm të garave në Bundesligë.

Sipas disa shkrimeve, transferi i parë i Bayernit pritet të jetë ylli brazilian i ekipit Santos, Neymar da Silva.

Sipas këtyre shkrimeve Neymar ka raporte të mira me Guardiolën, të cilin e çmon shumë. Bayerni thuhet se i ka aprovuar Guardiolës buxhetin për këtë transfer.

Mbetet të shihet deri në afatin kalimtar veror të 2013 se a do të realizohet ky transfer, por duhet përkujtuar që Neymar para pak kohësh ka ripërsëritur për të disatën herë që nuk do të largohet nga klubi i tij deri në verë të vitit 2014, pas Botërorit 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *