Home / Lajme / Maqedoni / Nimic: ‘Punojmë në afrimin e dallimeve’

Nimic: ‘Punojmë në afrimin e dallimeve’

Shkup, 10 Janar – Ndërmjetësi për çështjen e emrit Metju Nimic mbërriti sot në Shkup për të vazhduar bisedimet me autoritet maqedonase në kuadër të raundit të ri të negociatave.

Nimic sot takoi vetëm negociatorin në çështjen e emrit Zoran Jolevski, ndërsa nesër do të takojë krerët e lartë shtetërorë. Diplomati amerikan, i cili dje u shpreh i kënaqur nga takimet me autoritetet greke tha se do të angazhohet maksimalisht që të arrihet përparim për sa i përket afrimit të qëndrimeve mes të dyja palëve. “Unë do të punoj shumë fuqishëm të shoh nëse mund të bëjmë ndonjë progres’, tha Metju Nimic, ndërmjetësi për çështjen e emrit

Nimic shpalosi dje në Athinë, ide të reja për zgjidhjen e çështjes së emrit, të cilat sipas tij, më shumë se propozime, paraqesin kornizë për kapërcimin e dallimeve rreth emrit. Ndonëse dje nuk zbardhi asnjë detaj nga idetë e tij, mbetet të shihet nëse këtë do ta bëj nesër pas takimeve me Ministrin e Jashtëm Nikolla Poposki, kryeministrin Nilolla Gruevski dhe Presidnetin Ivanov.

Ndërkaq Departamenti amerikan i shtetit u bëri thirrje autoritete në Maqedoni dhe Greqi që të shfrytëzojnë maksimalisht vizitën e Nimicit për të arritur një marrëveshje.

“Qëndrimi ynë prej vitesh është se e mbështesim procesin e OKB-së, dhe shpresojmë se Maqedonia dhe Greqia do ta shfrytëzojnë atë me qëllim që të gjendet zgjidhje rreth çështjes së ermit”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të shtetit. Nga ana tjetër, edhe mediat në Greqi e komentuan pozitivisht vizitën e Nimicit, duke thënë se janë hedhur hapat e parë në rrugën e zgjidhjes së kësaj çështje. E përditshmja Katimerini shkruante se: “Vizita e Nimicit nxiti shpresat për zgjidhjen e çështjes së emrit”. Duke iu referuar burimeve diplomatike, kjo gazetë shkruante se çështja e emrit është në ‘fazës së hershme’ të zgjidhjes së saj. Burimet e njëjta diplomatike gjithashtu kanë deklaruar se në takimin e ardhshëm Nimic do të sjellë propozim i cili do të kënaqë kërkesën e Greqisë, për zgjidhje që do të përfshijë përcaktim gjeografik.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *