Home / Lajme / Maqedoni / Një I lënduar rëndë në një aksident

Një I lënduar rëndë në një aksident

25 janar – Ky është bilansi I aksidentit të së enjtes që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovijë, para hyrjes për në fshatin Radiovcë.

4 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore kurse njëri prej tyre lëndime më të rënda pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës është transferuar në klinikat e Shkupit. Ky është bilansi I aksidentit të së enjtes që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovijë, para hyrjes për në fshatin Radiovcë.

“Vetura e markës Pollo me targa të Tetovës, e drejtuar nga 55 vjeçari Xh.S nga fshati Gajre, duke tejkaluar veturë tjetër, ka goditur një mburrojë prej betoni të urës dhe më pas është rrokullisur.

Njëri prej bashkëudhëtarëve R.B (48) nga Orasha ka marrë lëndime serioze dhe pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës është transferuar në klinikat e Shkupit.

Drejtuesi I makinës dhe dy bashkudhëtarët në Pollo, N.E (53) nga Treboshi dhe Sh.B (45) nga Orasha janë mbajtur për kurim në spitalin e Tetovës”, njoftoi policia e Tetovës e cila ka bërë hetrime në vendngjarje.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *