Home / Lajme / Rajon / Njësiti për operacione speciale (JSO) fton në luftë kundër shqiptarëve dhe rrënim të përmendores në Preshevë!

Njësiti për operacione speciale (JSO) fton në luftë kundër shqiptarëve dhe rrënim të përmendores në Preshevë!

Në internet është paraqitur një dokument i cili nën titullin “Njoftim nga njësiti i forcave speciale të ritransformuar”, në të cilët autorët e kësaj letre ftojnë serbët në luftë kundër shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe rrënim të përmendores.

“Ne, pjestërët e njësitit për operacione special të ritransformuar, me këtë rrugë dëshirojmë ti drejtohemi popullatës serbe me rastin e kërcënimit të terroristave shqiptar që iu janë drejtuar qytetarëve të Republikës së Serbisë. Terroristët dhe vrasësit, në duart e të cilëv është gjaku i fëmijëve tanë, grave tona, motrave, vëllezërve, nënave dhe baballarëve, përsëri kërcënojnë haptas, pasi mendojnë se në Serbi nuk ka kush ti mbroj qytetarët e saj” thuhet në komunikatë.

Në dokument më tutje thuhet se për largimin e përmedores në Preshevë nuk nevojitet asnjë forcë speciale po as ndonjë plan.

“Duhet ti dërgojmë vetëm dy polic komunal dhe problemi do të zgjidhet për gjysmë ore, vetëm nëse dikush don”.

Ata ftojnë të gjithë “patriotët”, partitë dhe njësitet që ti bashkangjiten atyre në luftë kundër terroristave.

Nga ana tjetër, MUP serb ka deklaruar se bëhet fjalë për ndonjë shaka dhe se ky njoftim nuk ka aspak të bëj me pjestarët e JSO-së së ritransformuar. /presheva.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *