Home / Sport / Nuk avancon Interi

Nuk avancon Interi

Interi ka arritur të fitojë vetëm një pikë në përballjen kundër Torinos në Giuseppe Meazza, e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Zikaltrit e filluan mirë takimin duke shënuar herët me anë të Cristian Chivu (5’), mirëpo ishin të zbehtë më pas gjatë pjesës së parë.

Pas një gabimi të Fredy Guarin, mysafirët e shfrytëzuan shansin për të shënuar me anë të Riccardo Meggiorinit (23’) dhe ky ishte rezultati i fraksionit të parë.

Fillimi i gjysmës së dytë u takoi torinezëve, të cilët realizuan përsëri me anë të Meggiorinit (53’). Asistimi ishte i Alessio Cercit.

Inkuadrimi i Esteban Cambiassos u tregua frytdhënës, pasi argjentinasi e barazoi rezultatin falë asistimit të kapitenit Javier Zanetti (67’).

Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, ashtu që skuadrat u desh të pajtohen me ndarjen e pikëve.

Interi mbetet në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë prapa liderit Juventus. Ndërkaq, Nerazzurët kanë vetëm tri pikë më shumë se rivali i qytetit, Milan, që gjendet një pozitë më poshtë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *