Home / Lajme / Maqedoni / Nuland: E ndihmojmë Nimicin dhe shpresojë në një vendim të pranueshm për të dy palët

Nuland: E ndihmojmë Nimicin dhe shpresojë në një vendim të pranueshm për të dy palët

11 janar-E pyetur për rolin e diplomatëve amerikanë në Shkup dhe në Athinë dhe nëse ata ndihmojnë për avancimin e bisedimeve për emrin, Nuland në brifingun e rregullt në Uashington deklaroi se SHBA-ja gjithmonë i ka përkrahur përpjekjet e Nimicit për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar.

Mediatori i kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Methju Nimic sot në Shkup u takua me presidentin Gjorge Ivanov dhe me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki, ndërsa pasdite në Qeveri do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në takimet me kreun shtetëror të Maqedonisë pritet që të prezantojë ide të caktuara për tejkalimin e kontestit shumëvjeçar, pasi që pardje e bëri këtë edhe në Athinë.

Nimic dje pas arritjes në Shkup deklaroi se punon siç duhet që të mund të shihet nëse mund të arrihet ndonjë përparim.

Nimici pardje në Greqi pati takim me kryeministrin Andonis Samaras dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopulos. Pas takimit ai deklaroi se Qeveria greke me sinqeritet të madh dëshiron ta arrijë marrëveshje për çështjen e emrit. Ai theskoi se kanë pasur “diskutim të shkurtër, por intensiv”, dhe informoi se ka paraqitur disa ide për të cilat kanë biseduar në detaje.

“Nuk dua ta përdor fjalën propozim, por më shumë ide për të cilat biseduam në nëntor në Nju-Jork. Kam disa mendime të cilat i paraqita këtu. Të njejtën do ta bëj edhe në Shkup dhe të shohim se a do të mund të afrohemi”, tha Nimic.

Ai theksoi se nuk mund të zbulojë çka ka prezantuar, por shprehu bindje se diskutimet mund të përshpejtohen dhe të arrihet “ndonjë zgjidhje”. Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciproke për emrin dhe do të shfrytëzojnë përpjekje të ambasadorit Methju Nimic që të arrijnë progres, deklaroi zëdhënësja e Stejt Depratament Amerikan, Viktoria Nuland lidhur me vizitën e ndërmjetësuesit të KB-së në Shkup dhe në Athinë.

E pyetur për rolin e diplomatëve amerikanë në Shkup dhe në Athinë dhe nëse ata ndihmojnë për avancimin e bisedimeve për emrin, Nuland në brifingun e rregullt në Uashington deklaroi se SHBA-ja gjithmonë i ka përkrahur përpjekjet e Nimicit për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar.

“Kur ai kërkoi nga ne që ta ndihmonim, ne përpiqemi që të jemi të dobishëm. Gjithmonë i ndjekim vizitat e tij në Shkup dhe në Athinë dhe presim që të dëgjojmë nëse ka diçka të re”, deklaroi Nuland

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *