Home / Lajme / Rajon / OKB thirrje për qetësi në Preshevë

OKB thirrje për qetësi në Preshevë

22 janar-Ai ka komentuar edhe protestat e sotme të shqiptarëve pas aktit të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga autoritetet serbe, duke nënvizuar se “protestat paqësore është e drejtë që të mbahen”, transmeton AFP.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për qetësimin e situatës në Luginën e Preshevës.

“OKB po ndjek zhvillimin e situatës në Luginën e Preshevës dhe bëjmë thirrje për paqe”, deklaroi Martin Nesirki, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Ai ka komentuar edhe protestat e sotme të shqiptarëve pas aktit të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga autoritetet serbe, duke nënvizuar se “protestat paqësore është e drejtë që të mbahen”, transmeton AFP.

Nesirki ka shtuar se OKB vazhdimisht ka nënvizuar nevojën e qëndrueshmërisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.INA

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *