Home / Sport / Operohet Kasijas, Reali blen Diego Lopez

Operohet Kasijas, Reali blen Diego Lopez

Lajmi se Iker Kasijas do të mungojë për 3 muaj nga fushat e lojës pas operacionit në dorë, bëri që Real Madrid të ndërhynte menjëherë në merkato, duke blerë një portier cilësor. Për t’i dhënë fund spekulimeve të shtypit, madrilenët kanë lajmëruar se kanë gjetur akordin me Diego Lopez të Seviljes, i cili do të transferohet te kampionët në fuqi të Spanjës për shumën e 3.5 milion eurove.

31 vjeçari Lopez ka qenë një prodhim i akademisë së Realit dhe për të ky është një kthim i shumëpritur në klubin ku u formua si futbollist. Nuk është bërë e qartë se kush do të jetë titullar, ai apo Adan, por Lopez ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit 2016-2017, që do të thotë se madrilenët po planifikojnë ta mbajnë për një kohë të gjatë atë.
“Është një ëndërr që po kthehem në shtëpi. Transferimi u bë brenda ditës dhe jam shumë i lumtur që kthehem te skuadra të cilën e shoh si shtëpinë time. Për një madrilen si unë, të kthehem te Real Madrid ëhstë maksimumi i karrierës. Pres me padurim të filloj këtë sfidë të re”, ishin fjalët e Lopez pas lajmit për transferimin e tij.
Ndërkohë, ka përfunduar me sukses operacioni i Iker Kasijas, i cili dje ka takuar edhe presidentin e klubit, Florentino Perez, që e vizitoi në spitalin ku u krye ndërhyrja kirurgjikale. Sipas raportit mjekësor, Kasijas duhet të qëndrojë në pushim absolut për 8-12 javë, ndërsa më pas duhet të fillojë stërvitjen graduale pasi tashmë ka në dorën e tij dy bulona që janë 17 milimetra të gjatë dhe 2 milimetra të gjerë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *