Home / Lajme / Maqedoni / Opozita padit Veljanoskin

Opozita padit Veljanoskin

Propozimi i presidenti Ivanovit për formimin e një Komisioni nuk paraqet asgjë tjetër pos ikjes nga përgjegjësia.

Kështu u shpreh Igor Ivanovski nga LSDM-ja derisa komentoi nismën e presidentit Ivanov për formimin e një Komisioni. Sipas tij nuk ka nevojë për një komision të tillë nga shkaku se i gjithë populli maqedonas dhe më gjerë i ka parë ngjarjet e 24 dhjetorit, edhe përkundër pengesës së gazetarëve për të informuar për zhvillimet e 24 dhjetorit. Ivanovski madje paralajmëroi se sot do të ngrenë padi penale ndaj kreut të Kuvendit Trajko Veljanoski të nënshkruar nga 42 deputetët e opozitës.

“Të gjitha komisionit e karakterit të këtillë bëhen që të mos bartin përgjegjësi ata të cilët e urdhëruan atë, për këto arsye nuk na duhen komisione për diç që të gjithë e dinë. Duhet dikush të bartë përgjegjësi dhe për këtë shkak sot ngremë padi penale ndaj personit Trajko Veljanoski, të nënshkruar nga 42 deputetë për keqpërdorim të detyrës së tij zyrtare dhe kompetenca në pajtim me kodin penal. Në rast se Maqedonia është shtet juridik, Trajko Veljanoski tani do ët duhet jo vetëm politikisht por edhe penalisht duhet të përgjigjet për atë që ka bërë”, deklaroi Igor Ivanovski, LSDM.

Ivanovski akuzoi edhe ministren e brendshme Gordana Jankullovska se po keqpërdorë policinë për qëllime partiake.

“Është e palejueshme, është turp kur gjithmonë përfaqësuesit politikë të VMRO-DPMNE-së, kur ai grup i vogël do të ballafaqohet me popullin, me përgjegjësinë e tyre për punën e paligjshme të fshihen pas institucioneve. As Gordana Jankullvska nuk është MPB e as 12 mijë policë, por vetëm një pjesë e udhëheqësish partiake e cila e ka kidnapuar dhe keqpërdorë policinë për qëllime partiake. Në këtë drejtim edhe personi Trajko Veljanoski nuk është Republika e Maqedonisë e as institucion Kuvend i RM-së, ai është vetëm njëri nga deputetët dhe atë ai që ka urdhëruar që të shkelet demokracia parlamentare”, tha Igor Ivanovski, LSDM.
Këto komente Ivanovski i bëri gjatë protestës së sotme, ku morën pjesë dhjetëra qytetarë. Rezistencën përmes protestave fronti opozitarë do ta vazhdoj edhe në ditët në vijim me bllokimin e kryqëzimeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *