Home / Lajme / Maqedoni / Opozita refuzon presidentin Ivanov

Opozita refuzon presidentin Ivanov

Opozita maqedonase ka refuzuar propozimin e presidentit Gjorgje Ivanov për formimin e një komisioni ekspertësh për ngjarjet e dhunshme të 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë.

Presidenti Ivanov dje shpalosi vendimin e tij për formimin e një komisioni objektiv dhe jopartiak të ekspertëve për zbardhjen e dhunës së 24 dhjetorit në Parlament, kur opozita u nxorr nga Parlamenti, për shkak të bllokimit të projekt – buxhetit 2013.

Letra inicuese është dërguar deri te kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, kryeministri Nikolla Gruevski si dhe deri te kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Ky i fundit ka refuzuar dje kërkesën e presidentit Gjorge Ivanov për formimin e këtij komisionit.

“Për fat të keq, propozimi juaj për formimin e ‘komisionit të ekspertëve’ për vërtetimin e fakteve, e vlerësojmë si një tentim që të shtyhet ballafaqimi i pushtetit aktual me përgjegjësinë personale, dhe për këtë arsye për ne është i pa pranueshëm. As opinionit vendor e as atij ndërkombëtar nuk i nevojiten komisione që të vërtetohen faktet, pasi incizimet me të vërtetën për shkeljen e procedurave , rregullores, ligjeve , Kushtetutës dhe suspendimit të demokracisë parlamentare nga ana e pushtetit, tashmë i pa tërë bota”, ka theksuar Cërvenkovski. Ndërkohë, një nga partitë shqiptare RDK, e cila u kthye në Parlament pas bojkotit, ka propozuar formimin e një komisioni anketues parlamentar për zbardhjen e 24 dhjetorit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *