Home / Lajme / Maqedoni / Osmani kërkon ndërhyrjen e BE-së për zgjidhjen e krizës

Osmani kërkon ndërhyrjen e BE-së për zgjidhjen e krizës

Kryetari i RDK-së dhe i komunës së Gostivarit Rufi Osmani sot u takua me ambasadoren e Gjermanisë Gudrun Steinacker.

Në një bashkëbisedim të hapur u diskutuan më shumë aspekte të menaxhimit politik në plan nacional dhe lokal në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike.

Kryetari Osmani riafirmoi pozicionet e RDK-së në kuptim të tejkalimit të krizës politike, tejkalim ky që duhet të jetë i lidhur me procesin e përparimit të integrimit të vendit në UE dhe zgjedhjen e kontestit të emrit të vendit dhe avancimin e proceseve demokratike në vend.

Në këtë drejtim kryetari Osmani rekomandoi që kompromisi i mundshëm duhet të realizohet nëpërmjet konstatimit të shkeljeve të rënda procedurale gjatë miratimit të buxhetit të vitit 2013 dhe dënimit të dhunës fizike ndaj deputetëve dhe gazetarëve dhe alokimin e përgjegjësisë në udhëheqësinë e Parlamentit të vendit për këtë ngjarje negative të dhjetorit të 2013.

Si kompromis i pranueshëm nga të dy palët do të ishte dhënia e garancive të fuqishme nga Brukseli dhe Uashingtoni se pjesëmarrja e opozitës maqedonase në zgjedhjet lokale do të shoqërohej me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë vitit 2013. Si kundërshpërblim për këtë kompromise qeveria dhe opozita do të përkrahnin referendumin për tejkalimin e çështjes së emrit të vendit ndërsa BE do të përcaktonte datën e fillimit të negociatave për BE pas organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kryetari Osmani rekomandoi kyçje më serioze të përfaqësuesve të BE-së dhe në veçanti të Gjermanisë në tejkalimin e krizës aktuale politike që mos përsëritet skenari që aktualisht ka bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si pasojë e konflikteve të rënda politike në mes opozitës dhe qeverisë shqiptare.

Në fund në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e suksesshëm me bankën gjermane KHË , nga e cila bankë komuna e Gostivarit ka siguruar 6 milion euro kredi të buta afatgjata, kryetari Osmani i dhuroi ambasadores së Gjermanisë një pllakatë me logon e komunës së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *