Home / Sport / Pato: Te Milan nuk kthehem pas 2 vitesh!

Pato: Te Milan nuk kthehem pas 2 vitesh!

Pato ka filluar sot zyrtarisht etapën e re të karrierës së tij, pas vizitave mjekësore dhe prezantimit si lojtari i ri i Korinthians. Sulmuesi brazilian, që ka shënuar edhe transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian për shkak të shumës së 15 milionë eurove që i janë paguar Milanit për kartonin e tij, ka gjetur rastin të falënderojë pikërisht ekipin ku mori famë ndërkombëtare.

“Kanë qenë 5 vite të shkëlqyera, por nuk mund të jetosh gjithmonë me të kaluarën. Tani po mendoj për të tashmen dhe për aventurën time të re. Jam te skuadra që është shpallur Kampione Bote dhe kërkoj që të luaj dhe të tregoj vlerat e mia”.
“Nuk kam qenë ndonjëherë fizikisht më mirë se tani. Të gjithë i panë se si kam kaluar testet mjekësore që zhvillova këto ditë, mbetet vetëm t’i provoj vlerat e mia tifozëve”, tha Pato, ndërsa edhe përgatitësi atletik i klubit, Hulio Stankati, foli rreth situatës shëndetësore të lojtarit.
“Përshtatja nuk do të jetë e lehtë, e dimë mirë se kush vjen nga jashtë Brazilit e ndjen shumë ndryshimin. Për këtë arsye kemi përgatitur një program specifik për të”.
Në fund, Pato ka komentuar edhe fjalët e Silvio Berluskonit rreth një kthimi të mundshëm të sulmuesit te kuqezinjtë para fundit të kontratës së tij me Korinthians.
“Kam një lidhje të ngushtë me presidentin Berluskoni, por kam firmosur një kontratë katërvjeçare. Jam i lumtur dhe dua të bëj sa më mirë këtu”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *