Home / Lajme / Rajon / PDK-AAK vetëm pas zgjedhjeve

PDK-AAK vetëm pas zgjedhjeve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur që t’i kthehet bazës elektorale, të forcojë strukturat e partisë dhe t’i pres zgjedhjet parlamentare për tu bërë faktor kryesor, në mënyrë që atëherë të ulet me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi për ta bërë koalicionin i cili do të udhëhiqej nga Haradinaj kryeministër e Thaçi president.

Burime të gazetës “Tribuna” brenda AAK-së dhe PDK-së kanë treguar në kushte anonime se dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe konsolidimin e partive deri në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bëjnë koalicion sipas propozimit të AAK-së që Haradinaj të udhëheqë me Qeverinë në këtë fazë.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, AAK do ta mbështesë Qeverinë në procesin e bisedimeve si dhe në Kuvend kur ka nevojë, por edhe në reformën zgjedhore. Gjatë kësaj kohe dy partitë e tona do të vazhdojnë të konsolidohen dhe të arrijnë që pas zgjedhjeve të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të bërë koalicion. Në atë kohë pritet që Thaçi të vendosë të kalojë në pozitën e Presidentit, ndërsa Haradinaj të zgjidhet kryeministër”, ka thënë një zyrtar i lartë brenda PDK-së.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *