Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe RDK mbështetje të barabartë në Tetovë

PDSH dhe RDK mbështetje të barabartë në Tetovë

8 janar-Ndërkaq, Ju informojmë se prej sot në ueb faqen zyrtare të TV Kohës, www.tvkoha.tv, të gjithë vizitorët mund të votojnë për kandidatët për kryetarë të komunës së Tetovës dheGostivarit. Rezultate zyrtare do të publikohen në prag të fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Në një sondazh të bërë nga Televzioni Koha, në ueb faqen e saj zyrtare www.tvkoha.tv që filloi nga mesi i muajit dhejtori e deri më datë 8 janar, në të cilën votuan 1472 vizitorë, të cilët dhanë votën e tyre për atë se kush do të zgjidhet kryetar i ri i komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të këtij viti, rezultoi se kanddiati I PDSH-së Sadi Bexheti dhe kandidati I RDK-së Izet Zeqiri kanë mbështetje të barabartë. Të dy kandidatët kanë marrë nga 42 përqind ndërsa kandidati I BDI-së Hazbi Lika, ka marrë 16 përqind.
Edhe pse emrat e kandidatëve tani më janë ndryshuar Televizioni Koha në momentin e bërjes së sondzahit dispononte me këta emra që më së shumti liferoheshin nga mediat. Ndërkaq, Ju informojmë se prej sot në ueb faqen zyrtare të TV Kohës, www.tvkoha.tv, të gjithë vizitorët mund të votojnë për kandidatët për kryetarë të komunës së Tetovës dheGostivarit. Rezultate zyrtare do të publikohen në prag të fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *