Home / Lajme / Maqedoni / PDSH përkujton ditëlindjen e Arbër Xhaferrit

PDSH përkujton ditëlindjen e Arbër Xhaferrit

Tetovë, 24 Janar – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot ka bërë homazhe pranë varrit të ish-liderit dhe themeluesit të saj, Arbër Xhaferri, me rastin e ditëlindjes së tij 24 janar 1948.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari Menduh Thaçi ka vendosur kurora lulesh duke përkujtuar Xhaferrin dhe veprën e tij në 65 vjetorin e lindjes së tij.

“Jemi shumë krenar që jemi trashëgimtarë të një rrugë politike shumë të shëndosh që ai e vendosi para 20 vjetëve për shqiptarët e Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta përkujtojmë, por edhe ta kultivojmë rrugën që ai e nisi që në vitin 1993, dhe kjo rrugë sigurisht do të përfundojë me shumë suksese”, theksoi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pranë varrezave të Tetovës. Arbër Xhaferri ndërroi jetë më 15 gusht 2012 pas një sëmundje të rëndë në banesën e tij në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *