Home / Lajme / Maqedoni / PDSH synon komunën e Gostivarit

PDSH synon komunën e Gostivarit

9 jaanr-“I shprehur në përqindje ky sondazh shënon rritje të PDSH-së për 58.7 % në krahasim me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2011, rezultat i cili paraqet garancë për kualifikim të Partisë Demokratike Shqiptare në balotazhin e zgjedhjeve Lokale të vitit 2013”, thuhet më tej në njoftim.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka realizuar një sondazh, rezultatet e të cilit paraqesin garancë për kualifikimin e PDSH-së në balotazhin e zgjedhjeve Lokale të vitit 2013 në Komunën e Gostivarit.

“Angazhimi permanent tre mujor, i Shtabit Zgjedhorë, i aktivistëve, RDSH-së, FGSH-së dhe i të gjithë funksionarëve të PDSH-së ka ofruar një pasqyrë reale dhe të kënaqshme të mbështetjes që PDSH realisht gëzon në elektorat”, njoftoi Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare – Dega Gostivar.

Sipas tyre, rezultatet e këtij sondazhi dukshëm dallojnë nga anketat e porositura të agjencive ”profesionale” të paguara nga paratë publike apo sondazhet e realizuara nga nëpunës të institucioneve lokale dhe shtetërore.

“I shprehur në përqindje ky sondazh shënon rritje të PDSH-së për 58.7 % në krahasim me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2011, rezultat i cili paraqet garancë për kualifikim të Partisë Demokratike Shqiptare në balotazhin e zgjedhjeve Lokale të vitit 2013”, thuhet më tej në njoftim.

Në mbledhjen e mbajtur më7 Janar 2013, Shtabi Zgjedhorë i PDSH-së-Dega Gostivar, shqyrtoi rezultatet e aktiviteteve të deritanishme përgatitore lidhur me zgjedhjet e rregullta lokale të marsit 2013.

“Në periudhën që lamë pas, PDSH-dega Gostivar ka përmbyllur me sukses të plotë zgjedhjen dhe promovimin e kandidatit për kryetar komune, përpilimin dhe promovimin e listës së kandidatëve për bartës liste dhe këshilltarë komunal. Në suaza të këtyre aktiviteteve PDSH ka themeluar dhe ka operacionalizuar Shtabin Zgjedhor dhe të gjithë organet përcjellëse bartëse të procesit vijues zgjedhor në komunën e Gostivarit”, bëri të ditur Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *