Home / Lajme / Maqedoni / PEI e Fiat Canovskit marrëveshje me Ali Ahmetin?

PEI e Fiat Canovskit marrëveshje me Ali Ahmetin?

17 janar-Burimet partiake nga PEI pohojnë se Fiat Canovski deri tani ka realizuar disa takime me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, ku kanë kërkuar që BDI të përkrah djalin e tij Sefer Canovski për kryetarë komune, por këto i ka hedhë poshtë partia e Ahmetit, me pretekst se BDI ka besimin më të madh të qytetarëve të Strugës dhe se janë udhëheqës të Komunës.

PEI e Fiat Canovskit marrëveshje me Ali Ahmetin?
Sipas asaj çka raporton Agjencia e lajmeve “kurir”, partia e Fiat Canovskit, e cila është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, është duke menduar seriozisht largimin nga koalicioni opozitar.

Burimet partiake nga PEI pohojnë se Fiat Canovski deri tani ka realizuar disa takime me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, ku kanë kërkuar që BDI të përkrah djalin e tij Sefer Canovski për kryetarë komune, por këto i ka hedhë poshtë partia e Ahmetit, me pretekst se BDI ka besimin më të madh të qytetarëve të Strugës dhe se janë udhëheqës të Komunës.

Pas kësaj të njëjtat burime kanë pohuar se është arritur një marrëveshje tjetër në bazë të së cilës partia e Canovskit do ta përkrahnë BDI në Strugë, por si shpërblim partia e Canovskit do të marrë përkrahjen e integristëve në komunën e Mavrovës, ku shumica e popullatës i përkasin etnitetit torbeshë, etnitetit nga i cili vjen edhe vetë familja Canovski.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka pohuar se BDI është në bisedime me më shumë parti politike, për disa komuna. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *