Home / Lajme / Maqedoni / Për festat mot i ndryshueshëm me shi dhe borë

Për festat mot i ndryshueshëm me shi dhe borë

5 janar- Gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës pritet që reshjet e dëborës t’i përfshijnë edhe vendet më të larta. Do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe veriperëndimore e cila në disa vende do të arrijë edhe deri në 35 km/h. temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus katër deri minus katër gradë, ndërsa ato maksimale të ditës do të lëvizin prej tre deri dhjetë gradë celsius.

Në Maqedoni moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme dhe të dobëta shiu, në malet borë, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës pritet që reshjet e dëborës t’i përfshijnë edhe vendet më të larta gjegjësisht në malet mbi 1.200 metra.

Gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës pritet që reshjet e dëborës t’i përfshijnë edhe vendet më të larta. Do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe veriperëndimore e cila në disa vende do të arrijë edhe deri në 35 km/h. temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus katër deri minus katër gradë, ndërsa ato maksimale të ditës do të lëvizin prej tre deri dhjetë gradë celsius.

Të dielën, për Buzmin, në orët e mëngjesit gradualisht do të ndalen reshjet lokale të dëborës dhe gjatë ditës do të jetë me vranësira e periudha të ngrohta, me erë dhe i ftohtë. Do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryejë erë e përforcuar verilindore, e cila diku do të arrijë shpejtësi deri 35 km/h. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus një deri në zero gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.

Të hënën, për krishtlindje, parashikimet parashikojnë mot të ndryshueshëm, me reshje të përkohshme të dëborës dhe shiut, ndërsa pasdite me periudha të ngrohta. Gjatë natës do të mbizotërojë mot me vranësira dhe mot i thatë. Në mënyrë konstante do të fryejë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi mesatare prej tre deri në katër metra. Temperaturat maksimale të mëngjesit do të lëvizin rreth zeros, ndërsa temperatura maksimale ditore pritet të arrijë deri në katër gradë Celsius. Gjatë natës pritet ftohje, me ç’rast temperatura do të bie deri në dy gradë nën zero.

Të mërkurën dhe ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot i thatë me periudha të ngrohta, me temperatura të ulta të mëngjesit, deri në minus pesë gradë, dhe me temperatura më të larta ditore deri në shtatë gradë mbi zero. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *