Home / Lajme / Maqedoni / Përkrahje e vazhdueshme për shoqatën e pensionistëve të Tetovës

Përkrahje e vazhdueshme për shoqatën e pensionistëve të Tetovës

24 janar-Sipas tij, në takimin e sotëm është rënë dakord të sigurohet transport publik falas për këtë grupmoshë tre herë në javë në relacionin nga shkolla e mesme “Mosha Pijade” deri te stadiumi i qytetit dhe anasjelltas.

Përfaqësues të shoqatës së pensionistëve të Tetovës janë pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Përfaqësues të kësaj shoqate biseduan me kryetarin Bexheti për nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht e falënderuan për bashkëpunimin e frytshëm të deritashëm me komunën e Tetovës.
“Patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësues të shoqatës së pensionistëve të Tetovës, shoqatë e cila numëron afërsisht dymbëdhjetë mijë anëtarë. Edhe njëherë u dakurduam për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm që kemi pasur nw vazhdimwsi”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, në takimin e sotëm është rënë dakord të sigurohet transport publik falas për këtë grupmoshë tre herë në javë në relacionin nga shkolla e mesme “Mosha Pijade” deri te stadiumi i qytetit dhe anasjelltas.

Në takim gjithashtu është vendosur që komuna te ndihmojë në rikonstruimin e dhomave të shoqatës së pensionisteve ku në të ardhmen do të sistemohen anëtarë të familjeve në nevojë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *