Home / Sport / Pike: Reali do ta ndjejë mungesën e Kasijas!

Pike: Reali do ta ndjejë mungesën e Kasijas!

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, mendon se fitorja në çerekfinalet e Kupës së Mbretit kundër Malagas ishte mëse e merituar, ndërsa sugjeron se rivalët e gjysmëfinales, Real Madrid, do të kenë një problem më shumë për shkak të mungesë së Iker Kasijas të dëmtuar.

Katalanasit e mbyllën sfidën e dyfishtë ndaj Malagas me golavarazhin e përgjithshëm 6-4, por Pike pranoi se skuadra që drejtohet nga Manuel Pelegrini i shtyu të jepnin maksimumin në fushën e lojës, pasi luajti si e barabartë me ata.
“Nuk ishte aspak i lehtë ky kualifikim. Na u desh të punonim shumë dhe të mbanim topin, edhe pse shpesh loja kalonte shpejt nga një anë e fushës në anën tjetër. Megjithatë, rezultati është mëse i drejtë. E dinim që do të ishte e vështirë. Erdhëm këtu me nevojën për të marrë një fitore dhe mendoj se të dy skuadrat bënë një ndeshje të madhe. Duke parë pozicionin që luaj në fushë, nuk e mendoja se do të shënoja një gol të tillë, por mbetem shumë i lumtur që ndihmova në kualifikimin”, tha Pikë që shënoi golin e dytë pas një ndalimi perfekt të topit me gjoks, si një sulmues tipik.
Mbrojtësi spanjoll mendon se rivali i radhës në Kupën e Mbretit, Real Madrid, do të ketë vështirësi shumë më të mëdha pasi përballet me një mungesë të gjatë të portierit Iker Kasijas.
“Kasijas është kapiteni dhe emblema e Real Madrid, ai ka treguar cilësinë e tij për shumë vite me këtë skuadër. Mungesa e tij do të ndjehet, jo për shkak të Adan i cili është një portier i madh, por për faktin se Real Madrid do të jetë pa kapitenin e vet në fushën e lojës”, tha Pike që është një mik i Kasijas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *