Home / Lajme / Maqedoni / Policia do të na “ndjek” me vetura të reja

Policia do të na “ndjek” me vetura të reja

2 janar-Deri tani në gjendje pune të rregullt ishin 142 “krajsler”, me shkallë të lartë amortizimi, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar edhe mbi 500 mijë kilometra

Brendi më dominues i automjeteve policore prej sot do të jetë “shkoda jeti”, të cilët do t’i zëvendësojnë “krejslerët” policorë të cilët u përdorën më shumë se 12 vite.Me 150 automjete të reja “shkoda jeti”, të cilët janë jashtëzakonisht të sigurt dhe të pajisur me pajisje të domosdoshme policore, jo vetëm që do të kursehen mjete, por do të mundësohet edhe siguri më e madhe për nëpunësit policorë.Siç thekson ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila së bashku me kryeministrin Nikolla Gruevski i promovuan automjetet e reja, bëhet fjalë për automjete të cilat janë shumë më ekonomike nga ato të cilët deri janë përdorur. Ajo informon se automjete të reja do të marrin pothuajse të gjithë Sektorët e punëve të brendshme, varësisht nga vëllimi i punës, ndërsa do të bëjnë zëvendësimin e “krajslerëve” të deritanishëm. Deri tani në gjendje pune të rregullt ishin 142 “krajsler”, me shkallë të lartë amortizimi, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar edhe mbi 500 mijë kilometra.Përndryshe, shpenzimi mesatar i “shkoda jeti” është rreth 6 litra me motor disel, për dallim nga mesatarja e “krajslerëve” e cila ishte rreth 16 litra me motor benzine.Në tenderin që e shpalli Ministria e Punëve të Brendshme për furnizim me 150 automjete të reja si ofrues më i volitshëm u zgjodh kompania “Porshe Maqedoni”.Tenderi i fundit për furnizim me automjete për MPB-në ishte para 12 viteve kur edhe u blenë krajslerët

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *