Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Maqedonisë prej sot do të ngasë ‘shkoda jeti’

Policia e Maqedonisë prej sot do të ngasë ‘shkoda jeti’

2 janar-Kjo kompani dha ofertë më të ulët prej 199.750.000 denarë për furnizim të automjeteve, gjegjësisht për 10 milionë deanrë më pak nga çmimi fillestar i ankandit.

Ministria e Punëve të Brendshme sot do t’i prezantojë automjetet e reja “shkoda jeti” të cilat do t’i zëvendësojnë markën “krajsler” të vjetër. Në tenderin që e shpalli Ministria e Punëve të Brendshme për furnizimin e 150 automjete të reja për ofruesin më të volitshëm u zgjodh kompania “Porshe Maqedonia”.

Kjo kompani dha ofertë më të ulët prej 199.750.000 denarë për furnizim të automjeteve, gjegjësisht për 10 milionë deanrë më pak nga çmimi fillestar i ankandit.

Automjetet e reja janë me ngjyrë të bardhë me shenja të policisë, ndërsa në çmim është përfshirë edhe mirëmbajtja falas tre vjeçare (ndërrim i gomave, vajit, antifrizit, filtrave për ajër…). Në pajtim me specifikimin e tenderit, është paraparë që automjetet të jenë me motor të dizelit me vëllim prej 1.900 deri në 1.300 centimetra kub dhe me fuqi prej 110 deri në 140 kilovatë.

Tenderi i fundit për furnizim të automjeteve për MPB-në ishte para 12 viteve kur janë blerë automjetet e markës “krajsler

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *