Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e mediave private për ngjarjet me të drejtat autoriale

Protestë e mediave private për ngjarjet me të drejtat autoriale

Anëtarët e Shoqatës së mediave private (SHMPM) sot filluan aktivitete në shenjë proteste për ngjarjet në fushën e pagesës së të drejtave autoriale.

Përmes mesazheve të unifikuara, e cila transmetohet në programet e anëtarëve të shoqatës, SHMPM kërkon rregullativë të re ligjore në fushën e të drejtave autoriale, duke theksuar se nuk është kundër pagesës së tyre.

Nga SHMPM kumtojnë se kanë dërguar kërkesë deri te Drejtoria për të ardhura publike, Policia financiare dhe deri te Prokuroria të rihetohet puna e kompletuar financiare, llogari dhënia dhe transparenca e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore (SHMDAM) dhe Shoqatës së re për mbrojtjen e të drejtave muzikore (MMI). Është dërguar edhe deri te Ministria të Kulturës që të stopohet puna e shoqatës së re MMI deri në përfundimin e hetimit.

Sipas SHMPM, krahas tv mesazheve të unifikuara radio dhe tv deri te shikuesit dhe dëgjuesit e çdo kënge të Maqedonisë do të transmetohet në program sot dhe nesër, do të pasojnë edhe masa të tjera me të cilat më afër do t’i informojnë qytetarët për ngjarjet e fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *