Home / Lajme / Rajon / Protestë në Bujanoc kundër përmendores së xhandarmerisë serbe

Protestë në Bujanoc kundër përmendores së xhandarmerisë serbe

Në komunën e Bujanocit të premten do të mbahet një protestë gjithëpopullore e shqiptarëve kundër vendosjes së një përmendoreje të xhandarmerisë serbe në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.

Në protestë që është organizuar nga të gjitha subjektet politike do të kërkohet edhe kthimi i lapidarit të hequr nga xhandameria serbe nga qendra e Preshevës.

“Protesta organizohet kundër vendosjes së përmendores në fshatin Lluçan që është vendosur nga xhandameria serbe dhe kërkojmë njëherit që të kthehet ajo në Preshevë” ka thënë lideri i Lëvzijes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu.

Heqja e kësaj përmendorejeve provokative për shqiptarët është kërkuar edhe nga përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Knut Volebek, i cili qëndroi në komunën e Bujanocit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *