Home / Lajme / Maqedoni / PS tentativa për koalicionim me AK

PS tentativa për koalicionim me AK

Socialistët kanë nisur prej kohësh përpjekjet për të afruar në koalicionin e PS-së edhe Aleancën Kuq e Zi. Pas deklaratave publike të bëra edhe nga kreu i partisë, Edi Rama, burimet bëjnë të ditur se ka pasur kontakte konkrete me këtë forcë të re politike.

Të njëjtat burime nga PS thanë se ende nuk ka një njoftim zyrtar brenda partisë për ndonjë bashkëpunim konkret, por përpjekjet për ta afruar edhe Kreshnik Spahiun kanë qenë të vazhdueshme. Ende nuk bëhet e qartë se cila do të jetë forma e bashkëpunimit me këtë forcë të re politike, për të cilën kreun socialist, Edi Rama ka deklaruar se dera është e hapur. Ndërsa nga ana e tij, publikisht, Kreshnik Spahiu ka mbajtur një qëndrim kritik edhe ndaj Partisë Socialiste, transmeton Balkanweb.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të mbledhë sërish të 26 aleatët e saj, tashmë të konfirmuar në koalicion, në një tjetër tryezë në fund të muajit shkurt. Vetë Rama mësohet t’u ketë thënë në takimin e fundit, aleatëve që deri në fund të shkurtit të kenë bërë gati të gjitha kërkesat që kanë ndaj PS-së dhe t’i dorëzojnë ato në sekretariatin për koalicionet.

Mbi bazën e kërkesave PS do të firmosë edhe marrëveshjet dypalëshe me secilën prej këtyre partive, para zgjedhjeve, në mënyrë që pas fitores së zgjedhjeve, pushteti të ndahet mbi bazën e dakordësisë parazgjedhore. Ndërsa nuk bëhet e qartë se si do të vazhdohet me LSI-në.

Pas deklaratave publike të Ramës për një mundësi bashkimi me Metën, nuk ka pasur ndonjë hap publik drejt afrimit të dy partive. Megjithatë, edhe për këtë burimet thonë se është herët për të folur. Ndoshta bashkëpunimi mund të jetë edhe paszgjedhor, në rast se LSI del si forcë e vetme politike në zgjedhjet e 23 qershorit.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *