Home / Lajme / Maqedoni / Puntorët e hekurudhave në grevë totale

Puntorët e hekurudhave në grevë totale

Komunikacioni i brendshëm hekurudhor edhe sot është i ndërprerë pasi dje pasdite makinistët hynë në grevë.

Shkak për grevën, sipas Sindikatës së pavarur të makinistëve në HM Transport, është pagesa jo e rregullt e pagave dhe marrja jo në kohë e kartonave të kaltër.

Nga stacioni hekurudhor në Shkup konfirmojnë se pas hyrjes në fuqi të grevës ka ndërprerje të plotë të komunikacionit.

Sindikata dje filloi negociata me Ministrinë dikasteriale dhe paralajmëroi se greva do të zgjasë derisa nuk plotësohen kërkesat e vendosura.

Nga vendimi për grevë të Sindikatës së pavarur u bashkuan edhe sindikata të tjera në HM Transport.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *