Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria edhe me një marrëveshje me Kosovën

Qeveria edhe me një marrëveshje me Kosovën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e ndërsjellë të periudhave në realizimin e së drejtës për pension.

Kjo marrëveshje mundëson njohjen e stazhit të punës së shtetasve të Maqedonisë të cilët deri më 31 dhjetor të vitit 1998 kanë të regjistruar stash pune në Republikën e Kosovës, ndërsa nuk kanë 15 vjetë stash punë në Republikën e Maqedonisë dhe nuk mund ta realizojnë të drejtën e pensionimit në bazë të moshës.

Pas njohjes së stazhit nga institucionet përkatëse, shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të fitojnë të drejtën për pensionim sipas dispozitave ligjore këtu në Maqedoni duke llogaritur edhe stazhin e punës në Kosovë.

Kjo marrëveshje përmban parimet e barazisë dhe reciprocitetit në mënyrë që qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët kanë punuar në territorin e Republikës së Maqedonisë ju njihet stazhi i punës këtu tek ne, me çka e realizojnë të drejtën për pensionim sipas akteve normative së Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje bënë regullimin e periudhave të njohjes së stazhit të punës në të dy vendet me çka mundëson realizimin e të drejtës për pensionim në bazë të moshës dhe me të cilën zgjidhet statusi social i qytetarëve të të dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka autorizuar ministrinë e punës dhe politikës sociale Spiro Ristevski të nënshkruaj këtë Marrëveshje e cila më pas duhet të ratifiko dhe të hy në fuqi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *