Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria i rriti bursat e nxënësve

Qeveria i rriti bursat e nxënësve

4 janar-Të ardhurat mujore për të gjithë kategoritë e bursave të nxënësve, ashtu siç informoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot në konferencën për shtyp, në mënyrë linerare rriten për 500 denarë për të gjithë pesë llojet e bursave të cilët në mënyrë aktive do të shpërndahen këtë vit ose për 5.000 denarë në nivel vjetor. Përkrah të ardhurave, ai potencoi se për 10 për qind rritet edhe numri i personave të cilët marrin bursa.

Bursat për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2012-2013 do të rriten për 25 për qind, vendosi Qeveria në seancën e djeshme.

Të ardhurat mujore për të gjithë kategoritë e bursave të nxënësve, ashtu siç informoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot në konferencën për shtyp, në mënyrë linerare rriten për 500 denarë për të gjithë pesë llojet e bursave të cilët në mënyrë aktive do të shpërndahen këtë vit ose për 5.000 denarë në nivel vjetor. Përkrah të ardhurave, ai potencoi se për 10 për qind rritet edhe numri i personave të cilët marrin bursa.

“Bursa për nxënësit e talentuar – sportistë të cilën e marrin 120 shfrytëzues dhe ishte 2.200 denarë tani do të jetë 2.700. Shuma mujore e bursave për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm nga 2.200 denarë tani do të jetë 2.700 denarë. Qeveria vendosi ta rrisë numrin shfrytëzuesve të kësaj burse dhe nga ato paraprake 50 tani do ta marrin 100 shfrytëzues”, tha Gjorgjiev.

Shuma mujore e bursës për nxënës me nevojat të veçanta të cilën e marrin 50 shfrytëzues dhe ishte 2.000 denarë tani do të jetë 2.500 denarë, derisa bursa për përkrahje sociale që e marrin 400 shfrytëzues prej në 1.500 denarë rritet në 2.000 denarë”. Për 500 denarë, tha Gjorgjiev, rritet edhe shuma mujore e bursave për nxënës- fëmijë pa prindër prej 2.000 denarë në 2.500 denarë, ndërsa e marrin 60 shfrytëzues.

“Lista finale e fituesve të bursave të nxënësve do të shpallet gjatë javës së ardhshme”, theksoi Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *