Home / Lajme / Rajon / Qeveritë rajonale po ballafaqohen me ndryshimet klimatike

Qeveritë rajonale po ballafaqohen me ndryshimet klimatike

19 janar-“Viti i kaluar ishte ndër më të nxehtit e 100 viteve të fundit, ndërsa parashikimet për këtë vit janë të njëjta… Ndryshimet klimatike do të vazhdojnë t’u bëjnë probleme fermerëve. Do ketë thatësi gjatë stinës verore dhe të reshura të shtuara gjatë dimrit, të cilat do të shkaktojnë përmbytje”, thotë Nebojsha Kustrinoviç, anëtar i Komisionit për ndryshime klimatike në Bosnjë e Hercegovinë për CETAJMS.

Ndryshimet klimatike shkaktuan dëme të mëdha në bujqësinë regjionale dhe ekonomi, ndërsa ekspertët, u bëjnë thirrje qeverive të marrin masa të reja për t’u ardhur në ndihmë fermerëve që t’i tejkalojnë humbjet që patën në kulturat dhe në të ardhurat.

“Viti i kaluar ishte ndër më të nxehtit e 100 viteve të fundit, ndërsa parashikimet për këtë vit janë të njëjta… Ndryshimet klimatike do të vazhdojnë t’u bëjnë probleme fermerëve. Do ketë thatësi gjatë stinës verore dhe të reshura të shtuara gjatë dimrit, të cilat do të shkaktojnë përmbytje”, thotë Nebojsha Kustrinoviç, anëtar i Komisionit për ndryshime klimatike në Bosnjë e Hercegovinë për CETAJMS.

Ekspertët parashohin se rajonet e tokave pjellore për drithë të Vojvodines në Serbi, Sllavonia në Kroaci, Pellagonia në Maqedonisë dhe në lindje të BeH, do të goditen më rëndë dhe se duhet patjetër të ndërmerren aksione specifike që të ndalohet ndonjë katastrofë eventuale.

“Pothuajse një e katërta e ekonomisë së Kroacisë, është e bazuar në sektore që janë të përfshira në ndryshimet klimatike, mes të cilave, edhe bujqësia dhe turizmi. Mes viteve 2000 dhe 2007, kushtet ekstreme klimatike, kanë dëmtuar bujqësinë në një lartësi prej 176 milion euro”, qëndron në raportin që përgatitën Zavisha Simac nga këshilli kroat i për mbrojtje dhe shpëtim, Ksenia Vitale, nga fakulteti i Mjekësisë në Zagreb dhe ekspertë të tjerë.

Raporti ofron një sërë rekomandimesh, mes të cilave edhe ndryshimet e sistemit të prodhimeve, duke future këtu edhe drithërat rezistuese ndaj thatësive dhe mbjellje të më hershme se sa në sezonin e duhur.

“Në ndërkohë, ekspertët e bujqësisë patjetër të përparojnë në lëmin e bimëve të tanishme dhe llojeve të tyre, që të jenë më të adaptueshme në kushtet e reja klimatike”, tha Mihajllo Markoviç, drejtor i Institutit të bujqësisë së Republikës Serbe për SETAJMS.

Vetëm 0,86 për qind e tokës së punueshme në Kroaci, është e mbuluar me sistemin aktual të ujitjes. Përveç kësaj, fermerët thonë se është e pamundur, të mbledhin ujë në kanalet e tanishme të ujitjes, gjatë periudhës së të reshurave.

Por, ujitja nuk është e mjaftueshme, ndërsa qeveritë si duket nuk e kanë të qartë thellësinë e problemit, thotë Darko Znaor, këshilltar për bujqësi dhe ekologji në Zagreb.

“Qeveria patjetër ta zgjerojë sistemin për ujitje dhe të marrë masa që toka ta mbajë ujin”, tha Znaor për SETajms.

Zbatimi i këtyre masave mund ta ndryshojë trendin e humbjeve në prodhimtari dhe në të ardhura të rëndësishme, thotë Millosh Nozniq, i cili punon në Institutin për bujqësi të Republikës Serbe. Misri rritet në 400.000 hektarë në Kroaci, në 1.5 milionë hektarë në Serbi dhe në 200.000 hektarë në Bosnjë.

“Me çmimin prej 0,25 euro për kilogram misër, është katastrofale nëse thatësia i zvogëlon të ardhurat e të korrave në vetëm një ton për hektar. Por nëse fermerët mbjellin misër rezistent në thatësi dhe e rrisin prodhimin në një ton për hektar, kjo shumë do ndihmojë në të ardhurat e fermerëve”, tha Nozniq për SETajms.

Edhe pse qeveritë i rritën buxhetet për bujqësi për këtë vit kjo ndoshta nuk do jetë e mjaftueshme që t’u ndihmohet fermerëve në ditët e vështira.

“Këtë vit, patjetër të insistojmë në distribuim korrekt të buxhetit. Në rrethana të tjera, fermerët do shijojnë problem edhe më të mëdha me ndryshimet klimatike”, tha Mirosllav Kish, kryetar i Asociacionit serb të fermerëve, për SETajms.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *