Home / Sport / Raiola zbërthen merkaton: Lëvizin Ronaldo, Falkao e Kavani!

Raiola zbërthen merkaton: Lëvizin Ronaldo, Falkao e Kavani!

Mino Raiola, menaxheri i famshëm italian që mes të tjerëve zotëron të drejtën e përfaqësimit të Zlatan Ibrahimoviç, Mario Baloteli e Robinjo, ka paralajmëruar se merakatoja e verës do të bëjë bujë për shkak të lëvizjeve të rëndësishme në ekipet më të mëdha të Evropës. Sipas tij, do të ketë një qarkullim masiv sulmuesish, ku përfshihen emrat më të njohur në Evropë.

Gjithçka ka filluar me diskutimin për klauzolën e 55 milionë eurove që ekziston në kontratën e Edinson Kavani, sulmuesit të Napolit që kërkohet me ngulm nga klube të ndryshme në Evropë.
“Klauzola e Kavanit nuk është asgjë, gjatë verës do ta paguajnë. Do të ketë një lëvizje të madhe sulmuesish dhe do të ndryshojnë skuadër edhe Kristiano Ronaldo e Radamel Falkao. Ndaj një klub i gatshëm të paguajë klauzolën e largimit të Kavanit do të gjendet pa frikë”, tregoi ai, duke parashikuar një merkato të ethshme.
Më pas, ai i është kthyer fjalëve të presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni, i cili një ditë më parë cilësoi Mario Balotelin si një “mollë të kalbur”, duke theksuar se futbollisti nuk bënte për Milanin.
“Mua dhe Marios na vjen keq për fjalët e Berluskonit, nuk mund të themi se jemi të lumtur për ato. Berluskoni nuk e njeh, të gjithë ata që e njohin, e duan. Galiani e njeh ndaj e do. Nëse ma kërkojnë, ia prezantoj edhe Berluskonit”.
Në fund, ai ka komentuar edhe një nga lëvizjet më të pritshme të trajnerëve, atë të Pep Guardiolës drejt pankinës së Mançester Sitit, ku i është krijuar ambienti ideal me punësimin e dy ish-bashkëpunëtorëve të tij, Soriano e Begirishtajn.
“Duke parë që aty tani janë Soriano e Begirishtajn, duket shumë e lehtë të mendosh se do të përfundojë aty. Është aq e lehtë, sa mund të ekzistojë surpriza që nuk shkon te ky ekip. Të Barcelona, Pep kishte të gjithë futbollistët katalanas dhe luante në një mënyrë të caktuar. Në Angli do ta shihte veten që ka të bëjë me lojtarë që kanë mënyra sjellje dhe loje krejtësisht të ndryshme”, ishte komenti i Raiolës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *