Home / Lajme / Maqedoni / Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Tetovës

Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Tetovës

Tetovë, 31 Janar – Ramush Haradinaj nga komuna e Tetovës shpallet qytetar nderi. Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e kuvendit komunal të Tetovës.

Këshilli komunal i Tetovës me aklamacion ka shpallur Ramush Haradinaj qytetar nderi i komunës së Tetovës. Ky titull i jepet Haradinajt për kontributin e tij të madh të dhënë për përparimin e të drejtave të njeriut. Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e kuvendit komunal të Tetovës.

Ramush Haradinaj është një figurë politike që gjatë tërë kohë ka reflektuar një angazhim dinjitoz dhe modern mbi bashkëpunimet ndërshqiptare, por edhe rajonale. Ai mbetet një protagonist i politikës moderne, një figurë bashkëpunuese për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të hapjes ndaj vlerave më të mira evropiane në rajon.

Pikërisht për këto vlera universale që inkorporohen në vizionin e tij, komuna e Tetovës i ndanë titullin qytetar nderi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *