Home / Lajme / Maqedoni / Rasti Smilkovcit, Haziri përgënjeshtron deklaratën e parë

Rasti Smilkovcit, Haziri përgënjeshtron deklaratën e parë

Shkup, 10 Janar – I akuzuari i katërt për vrasjen e pesëfisht në Smilkovc, Haki Haziri ka hedhur poshtë deklaratën e tij të dhënë në fillim gjatë fazës fillestare të hetimeve.

Haziri ka folur të kundërtën nga ajo deklaratë që është dhënë në ditën e parë të marrjes në pyetje, duke përgënjeshtruar gjithçka që i është mveshur atij lidhur me vrasjen e pesëfishtë, duke e konsideruar si bashkëpjesëmarrës.

Ai ka hedhur poshtë një deklaratë të nënshkruar, ndërsa pritet të sqarohen se në çfarë rrethana është firmosur ajo dhe në çfarë gjendje ka qenë Haziri, i cili nga dita e arrestimit në operacionin “Monstër” fillimisht u konsiderua i zhdukur, më pas rezultoi si dëshmitarë i mbrojtur dhe në fund hoqi dorë nga ky status, mirëpo duke mos sqaruar rrethanat se si ka ndodhur me fatin e tij.

Haziri që akuzohet në aktakuzën e ngritur nga prokuroria se ka transportuar vraësit theksoi se në asnjë rast nuk ka marrë pjesë në këtë krim monstruoz.

Ai theksoi se plotësisht e tërheq deklaratën e parë se ka qenë nën presione të mëdha dhe nuk ka të bëjë ajo me të vërtetën.

Haziri gjithashtu ka shtuar se policia e ka detyruar që të pranojë veprën. Ai gjatë deklaratës ka thënë se ishte mbajtur në një lokacion policor në Koçanë dhe se pasi që ka mësuar se është dëshmitarë i mbrojtur, ka refuzuar këtë vendim, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë person i dënuar për ndonjë vepër.
Prokuroria sot ka shfaqur një videoxhirim ku Haziri kishte dhënë deklaratën e parë para gjykatësit hetues. Prokuroria theksoi se ai sot ka dhënë deklaratë tjetër, ndryshe nga ajo e para që e kishte firmosur. Prokuroria dhe mediat maqedonase tashmë kanë shfaqur dilema dhe duke nxjerrur edhe akuza tjera se Haziri duhet të ndiqet penalisht edhe për dëshmi të rrejshme.

Haziri sipas versionit të deklaratës së parë të dhënë në rrethana të pasqaruara, ka pranuar se kishte transportuar vrasësit dhe se ai sipas prokurorisë konsiderohet si ndihmës në kryerjen e kësaj vrasje.

Ndërkohë para gjykatës sot kanë qëndruar prindërit e viktimave të vrara, të cilët gjatë sjelljes së të akuzuarëve kanë bërtitur kundër tyre dhe për marrjen e dënimeve të merituara. Ata gjithashtu pritet të japin dëshmitë dhe deklaratat e tyre lidhur me vrasjen. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *