Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Rritja e numrit të banorëve maqedonas në Kërçovë, votim i dyfishtë

RDK: Rritja e numrit të banorëve maqedonas në Kërçovë, votim i dyfishtë

Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ndaj rritjes së numrit të votuesve maqedonas në komunën e Kërçovës.

Kësaj radhe përkrahja e partive politike shqiptare për një kandidat për Kërçovën e bashkuar që përfundimisht kjo komunë të udhëhiqet nga kryetar shqiptar, mesa duket maqedonasit kanë marrë masa që kjo mos të ndodhë.

“Lëshimi i qindra letërnjoftimeve për maqedonasit e rinj të Kërçovës të cilët njëkohësisht kanë edhe adresa vendbanimi në qytetet e tjera është fakt i palëvizshëm se përgaditet manipulim me numrin e votuesve në Kërçovë dhe me automatizëm edhe në vendbanimet e tjera, gjë që konstaton se këta persona me adresa vendbanimi të dyfishtë do të keqpërdoren edhe për votim të dyfishtë”, thuhet në reagimin e RDK-së

Gjatë muajve të fundit në Kërçovë kanë ardhur banorë të rinj të cilët kanë për detyrë që të gjenden në listën e votuesve në Kërçovë, dhe me qëllimin që kjo komunë të udhëhiqet nga një kryetar maqedonas por me vota nga banorë të cilët jetojnë në qytete dhe fshatra të tjera larg Kërçovës.

RDK i bën thirrje komisionit zgjedhor që listat e votuesve të kontrollohen, të punojnë sipas standarteve demokratike, dhe RDK paralajmëron partitë politike që mos të manipulohet me trupin votues dhe të mos keqpërdoren qytetarët si votë e dyfishtë.

RDK edhe njëherë shpreh përkrahjen e kandidatit për kryetar të Kërçovës të cilën i është lënë BDI-së që të zgjedhë kandidatin më të mirë për Kërçovën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *