Home / Lajme / Maqedoni / RDK u kthye në Parlament dhe propozoi formim të komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit

RDK u kthye në Parlament dhe propozoi formim të komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit

23 janar-Që të mund të formohet një komision anketues, propozimi i RDK-së duhet të marrë mbështetje nga njëzet deputetë. Në të parashikohet që kryetari dhe gjashtë anëtarë në afat prej 30 ditëve të përpilojnë raport për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe ai të shqyrtohet në seancë plenare.

Deputetët e RDK-së sot e ndërprenë bojkotin e Kuvendit dhe paralajmëruan se deri te të gjitha grupet e deputetëve, duke përfshirë edhe ato të deputetëve të opozitës, të cilët ende janë jashtë Parlamentit, do të dorëzojnë propozim për formimin e një komisioni anketues për ndriçimin e ngjarjeve që ndodhën më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

“Meqë asnjë parti nuk ka ngritur asgjë për ndriçimin e situatës, vijmë me një propozim-vendim për themelimin e një komisioni anketues për vërtetimin e ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të ndodhura më 24 dhjetor. Propozojmë që të vërtetohet përgjegjësia dhe shkaqet për atë që kontribuoi për nxjerrjen jashtë të deputetëve dhe të gazetarëve. Kërkojmë të formulohet raport me propozim masa për kapërcimin e kësaj situate dhe për këtë duhet të debatohet në seancë plenare”, deklaroi deputeti Izet Zeqiri.

Që të mund të formohet një komision anketues, propozimi i RDK-së duhet të marrë mbështetje nga njëzet deputetë. Në të parashikohet që kryetari dhe gjashtë anëtarë në afat prej 30 ditëve të përpilojnë raport për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe ai të shqyrtohet në seancë plenare.

Poqese, propozimi i tyre nuk miratohet dhe nuk vërtetohet përgjegjësia dhe shkaqet, Zeqiri konsideron se nuk do të ketë zgjidhje të krizës polirike. “Kjo është mënyra më e mirë për inicim për zgjidhje të kësaj situate”, konsideron deputeti i RDK-së.

Rilindje Demokratike, tha Zeqiri i respekton rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare se gjithçka duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve. Shkaku kryesor për kthimin në Parlament, sipas Zeqirit është ajo që pushteti e shfrytëzon këtë institucion kur nuk ka opozitës dhe propozon ligje me procedurë të shkurtuar edhe atë ligje për sigurimin e të drejtave për interesa personale. Paralajmëroi se edhe ai do të propozojë ligj që do të parashikojë sigurim personal të kenë edhe deputetët edhe atë nga dy.

Zeqiri tha se RDK-ja do të ketë kandidatë të saj në zgjedhjet lokale në mars dhe pohoi se ai është kandidati i partisë për Tetovën, ndërsa Rufi Osmani sërisht do të kandidohet për kryetar të Gostivarit. RDK-ja do të ketë kandidat të vetin edhe në Dibër.

BDI: Legjitime kërkesa për komision anketues për ngjarjet më 24 dhjetor

Grupi parlamentar i BDI-së e ka përkrahur iniciativën e RDK për formimin e komisionit anketues për ndriçimin e ngjarjeve më 24 dhjetor, por koordinatori Talat Xhaferi thotë se dilema është në kuptimin e formimit të komisionit të tillë kur opozita refuzon të kthehet në Kuvend.

“E përshëndes vendimin e kolegëve nga RDK-ja që të kthehen në punën e Kuvendit. Lidhur me iniciativën për formimin e komisionit anketues për hulumtim të ngjarjeve më 24 dhjetori, parimisht iniciativa është legjitime dhe nuk do të ishte problem për ne të vihe nënshkrim për përkrahje, por dilema është kuptimi i formimit të komisionit të tillë kur opozita refuzon të kthehet në Kuvend. Parashtrohet, po ashtu dilema se si do të formohej komisioni. Në Në çka do të ishte kuptimi të formohet komisioni nga kjo përbërje që është brenda në Kuvend, në kushte kur opozita thotë se nuk ka për qëllim të kthehet”, deklaroi Xhaferi.

Potencohet se për iniciativën ka dëgjuar nga gazetarët, dhe se ajo që konkretisht do të jetë lëndë e iniciativës, do të shihet nga ajo që është vendosur në letër.

Ai u bëri thirrje edhe një herë deputetëve nga opozita, siç tha, të rishqyrtohen, të ndrrojnë mendimin dhe të vendosin të kthehen që të vazhdojnë me punë në Kuvend dhe aty të pastrohen të gjitha dilemat.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së deklaroi se partia mbetet në qëndrimin se Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe paralajmëron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk duhet të jetë praksë.

“Si praktikë e vendosur do të mund të shërbejë në çdo mandat të ardhshëm dhe cilido subjekt nga cilido shkak në çdo moment të kushtëzojë me zgjedhje të parakohshme, të cilat nuk i shkojnë në favor askujt, e më së paku qytetarëve të cilëve u referohen”, thotë Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *