Home / Lajme / Maqedoni / RDK:Si afrohen zgjedhjet, VMRO egërson politikën nacionaliste

RDK:Si afrohen zgjedhjet, VMRO egërson politikën nacionaliste

4 janar-RDK, njëherazi përkujton bashkësinë ndërkombëtare se pavarësisht faktit që tashmë mbi dy dekada nga tranzicioni politik dhe mbi 11 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë dhe pas shumë vitesh nga marrja e statusit kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në zgjidhjen e kontesteve brenda shtetit, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo paraqet një mjedis multietnik, multikonfesional dhe multikulturor me probleme të natyrave të ndryshme.

VMRO-DPMNE me në krye kryeministrin aktual Nikolla Gruevski dhe me tolerancën dhe servilizmin e paparë të partnerit të tyre të koalicionit BDI, si afrohen zgjedhjet e radhës, aq më shumë egërson politikën nacionaliste për të siguruar fitore me votat e fanatikëve të cilët ajo vetë i prodhoi, thuhet në reagimin nga RDK.

Injorimi permanent i gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit (rasti i fundit – mbishkrimet në autobusët e rinj urban), vendimi për ndërtim të banesave sociale në vendbanime etnikisht të pastra maqedonase, porositja e përmendoreve të reja me karakter monoetnik në një kohë kur skulpturat e personaliteteve historike shqiptare mbeten nëpër bodrume dhe magazine, flasin qartë se kjo garniturë politike shfrytëzon nivelin e ulët të rezonimit të pjesës së popullit maqedonas të etshëm për të krijuar identitetit e tyre kombëtar të mohuar nga fqinjët, duke sakrifikuar mirëqenien dhe perspektivën e qytetarëve dhe duke çuar shtetin në prag të greminës ekonomike sociale dhe politike.

Në lidhje me zgjedhjet lokale të radhës, ndonëse Rilindja Demokratike Kombëtare ka marrë qëndrim të prerë se nuk do t’i bojkotojë ato, kjo nuk do të thotë se RDK pajtohet me indiferencën e pushtetit aktual ndaj paralajmërimit të opozitës maqedonase për bojkot të zgjedhjeve.

Është standard botëror demokratik që në vendet pa traditë të theksuar shumë-partiake, me mangësi të shumta në kodin zgjedhor, listat zgjedhore dhe standardet e aplikuara në procesin zgjedhor, në prag të të gjitha cikleve zgjedhore partitë politike të pozitës dhe opozitës të takohen dhe të harmonizojnë qëndrimet e tyre në drejtim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

RDK, njëherazi përkujton bashkësinë ndërkombëtare se pavarësisht faktit që tashmë mbi dy dekada nga tranzicioni politik dhe mbi 11 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë dhe pas shumë vitesh nga marrja e statusit kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në zgjidhjen e kontesteve brenda shtetit, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo paraqet një mjedis multietnik, multikonfesional dhe multikulturor me probleme të natyrave të ndryshme.

Në lidhje me problemet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, RDK qëndron pas deklaratës së deputetit Izet Zeqiri, se kryeparlamentari Trajko Veljanoski, para se të marrë vendim për shkurtim të pagave të deputetëve për bojkot të punës së Kuvendit, duhet së pari të jep përgjigje se kush është fajtor për heqjen zvarrë të deputetëve dhe gazetarëve në seancën kur miratohej buxheti. Deputetët mandatin e kanë marrë prej qytetarëve dhe nëse ata çmojnë se interesin e atyre qytetarëve më mirë mund ta mbrojnë duke bojkotuar punën e Kuvendit për shkak të shkeljeve flagrante të procedurave parlamentare, ligjore dhe kushtetuese, atëherë ashtu edhe duhet ta veprojnë. Duke qenë se konform ligjit ekzistues, deputetët funksionin e tyre e ushtrojnë profesionalisht, kjo nënkupton se ata kanë për obligim të paraqiten në vendin e punës, ndërsa pjesëmarrja ose jo në seanca kuvendore është çështje e vendimit politik që duhet të merret në përputhje me elektoratin që ata përfaqësojnë, vlerëson RDK.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *