Home / Sport / Real Madrid interesohet për Hulio Cesar

Real Madrid interesohet për Hulio Cesar

Emri i parë në listën e madrilenëve është ai i brazilianit Hulio Cesar, i larguar nga Interi gjatë verës dhe pranoi ofertën e QPR duke u transferuar në kampionatin anglez. Forma e shkëlqyer që ka treguar 33 vjeçari në javët e fundit e ka kthyer atë në një objektiv të merkatos së shumë klubeve, përfshirë edhe gjigandët e Mançester Junajtid apo Arsenal.

Merkatoja e janarit të Real Madrid do të përqendrohet rreth afrimit të një portieri, pasi është mësuar se Iker Kasijas do të qëndrojë larg fushave të lojës për të paktën 6-8 javë. Meqenëse në këto javë vendoset edhe fati i sezonit me ndeshjet kundër Barcelonës në kampionat e Kupë, por sidomos me ato ndaj Mançester Junajtid në Ligën e Kampioneve, madrilenët kërkojnë medoemos një alternativë shumë të vlefshme në katërkëndorin e portës, pasi Adan nuk është një emër që bind e për më tepër frikëson kundërshtarë të këtij niveli.
Emri i parë në listën e madrilenëve është ai i brazilianit Hulio Cesar, i larguar nga Interi gjatë verës dhe pranoi ofertën e QPR duke u transferuar në kampionatin anglez. Forma e shkëlqyer që ka treguar 33 vjeçari në javët e fundit e ka kthyer atë në një objektiv të merkatos së shumë klubeve, përfshirë edhe gjigandët e Mançester Junajtid apo Arsenal. Por ai nuk do t’i thoshte jo një oferte të Realit, ku do t’i bashkohej Zhoze Murinjos, me të cilin ka punuar dhe ka fituar gjithçka te Interi.
Një tjetër emër që shihet me prioritet është ai i Andre Ter Stegen, 20 vjeçarit që po shkëlqen te Borusia Mynshengladbah. Ky është një opsion që madrilenët shohin me prioritet për të ardhmen, pasi Ter Stegen shihet si një nga portierët me më shumë të ardhme në futbollin evropian.
Alternativa të tjera që po merren në konsideratë janë Andres Fernandez (Osasuna), Roberto (Real Saragoza) apo Rui Patricio (Sporting Lisbonë), pasi kërkohet që të mbyllet gjithçka sa më shpejt që të jetë e mundur dhe këto emra janë ata që mund të afrohen në skuadër pa pasur nevojë për bisedime të gjata me klubet e tyre.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *