Home / Sport / Real Sociedad kthen Barcelonën me këmbë në tokë

Real Sociedad kthen Barcelonën me këmbë në tokë

Barazimi në Kupë përballë Malagas duket se ka qenë vetëm sinjali i parë i një krize të vogël të Barcelonës, që ka regjistruar sot humbjen e parë në kampionat duke u mundur me rezultatin 3-2 në fushën e Real Sociedad.

Katalanasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 7-të të ndeshjes, falë të zakonshmit Lionel Mesi, i cili ka barazuar rekordin që mbahej nga Ronaldo dhe Martin që kanë shënuar në 10 ndeshje radhazi në kampionat. Goli i dytë i shënuar nga Pedro në minutën e 21-të la të mendohej se skuadra katalanase do të siguronte një fitore të thjeshtë në këtë sfidë.
Por Real Sociedad zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj kryesuesve dhe fillimisht shkurtoi diferencën me anë të Gonzalo Kastro pa u mbyllur pjesa e parë. Në fillimin e të dytës, është përsëri sulmuesi uruguaian që gjen rrugën e rrjetës duke vendosur baraspeshën, ndërsa Barcelona mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Pikë.
Ndonëse edhe katalanasit regjistrojnë raste të njëpasnjëshme për të shënuar, është Real Sociedad që gjen golin e fitores në minutën e 91 të sfidës me anë të Agirretze, duke shënuar rezultatin më të bujshëm të kësaj jave. Ndërsa skuadra e Vilanovës është ende shumë larg të tjerëve për t’u shqetësuar për kryesimin, ndonëse për të dytin takim radhazi është shfaqur e shpërqendruar në minutat e fundit duke pësuar gola të rëndë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *