Home / Sport / Reali, fitore me goleadë dhe polemika ndaj Getafes

Reali, fitore me goleadë dhe polemika ndaj Getafes

Real Madrid ka fituar 4-0 përballë Getafes në një ndeshje ku Murinjo dukej qartësisht se kishte menduar më shumë për takimin e mesjavës ndaj Barcelonës, duke lënë pushim Ksabi Alonso, Khedira, Benzema dhe Arbeloa.

Por në këtë ndeshje ka shkëlqyer i zakonshmi Kristiano Ronaldo, autor i tre golave, duke u shfaqur edhe një herë në nivele të jashtëzakonshme, siç ka ndodhur në javët e fundit. Në fakt takimi nuk ka qenë aq i thjeshtë sa pritej, edhe për shkak të ndryshimeve të mëdha në formacionin e madrilenëve. Meqenëse në pjesën e parë Reali nuk është se shkëlqeu, Murinjo u detyrua të aktivizonte Khediren, me këtë të fundit që ishte protagonist në golin e avantazhit në minutën e 53-të, pasi një aksion i tij solli një goditje nga këndi.
Pas ekzekutimit të saj, portieri i Getafes, Moja, u hodh të mbërthente topin, por i penguar dukshëm nga Karvajo, sfera i rrëshqiti nga duart dhe Serxho Ramos e shtyu atë në rrjetë. Pavarësisht protestave të ekipit të Getafes, gjyqtari akordon golin që praktikisht hapi dhe mbylli ndeshjen pasi nga ai moment madrilenët luajtën më të qetë dhe dominuan në fushën e lojës.
Protagonist u bë Kristiano Ronaldo, i cili me golat e tij në minutat 62, 65 dhe 72, plotëson tregolëshin personal dhe rrumbullakos fitoren 4-0 të Realit. “Trishtimi” i fillimit të sezonit duket se ka kaluar dhe këtë e ka kuptuar edhe stadiumi “Santiago Bernabeu”, që i ka dhuruar një ovacion të jashtëzakonshëm në momentin kur ai ka lënë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Murinjo menjëherë pas golit të tij të tretë për ta ruajtur edhe atë për ndeshjen me Barcelonën në Kupën e Mbretit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *