Home / Sport / Renova anulon miqësoren me Vrapçshitin

Renova anulon miqësoren me Vrapçshitin

“Deri tani gjërat kanë rrjedhur mirë sa u përket përgatitjeve, ndërsa këto ditë të fundit të rreshurat e borës na kanë shkaktuar telashe. Së pari anuluam takimin me Pogradecin, ndërsa tani edhe atë me Vrapçishtin. Në këto ndeshje duhej që ekipi të fillojë të kërkojë formën optimale, mirëpo tani detyrohemi të prolongojmë këtë”, u shpreh trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Të premten skuadra e Renovës u kthye në Tetovë, pasi qëndrimit një-javor në Ohër. Ekipi me sukses realizoi fazën e parë përgatitore dhe tani pritet që përmes takimeve kontrolluese të kërkohet forma optimal dhe formacioni më i mirë. Mirëpo kur janë në pyetje ndeshjet kontrolluese, Renova si duket nuk ka shumë fat, pasi brenda një jave kishte dy tentime të pasuksseshme për një gjë të tillë. Së pari, të ejnten deri sa ishin në Ohër, duhej të masin forcat me Pogradecin, mirëpo të reshurat e borës që kapluan vendin sollën deri në anulimin e takimit. Ndërkohë pas kthimit nga Ohri, të dielën Renova kishte të caktuar takim me Vrapçishtin, mirëpo edhe kjo ndeshje u anulua për arsye të njëjta dhe skuadra u desh të improvizojë me përballje ndërmjet veti. “Deri tani gjërat kanë rrjedhur mirë sa u përket përgatitjeve, ndërsa këto ditë të fundit të rreshurat e borës na kanë shkaktuar telashe. Së pari anuluam takimin me Pogradecin, ndërsa tani edhe atë me Vrapçishtin. Në këto ndeshje duhej që ekipi të fillojë të kërkojë formën optimale, mirëpo tani detyrohemi të prolongojmë këtë”, u shpreh trajneri i Renovës, Qatip Osmani, i cili megjithatë mbetet optimist për vazhdimin e kampionatit. “Patjetër të jem optimist, pasi përmirësimi është i dukshëm. Jam i kënaqur me përforcimet e angazhuar, me fazën e parë të përgatitjeve dhe me atmosferën në përgjithsi. Besoj se kjo do jetë një parakusht për pranverë të suksesshme”, përfundoi Qato.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *