Home / Sport / Renova pa sparing partner në Ohër, në moment të fundit siguron Pogradecin

Renova pa sparing partner në Ohër, në moment të fundit siguron Pogradecin

“Vërtet do të ishte mirë që të kishim ndonjë përballje kontrolluese, mirëpo ja që këtu kemi mungesë kundërshtarësh. Stafi teknik tenton që në përballje mes veti të kompensojë këtë gjë. Shpresojmë që në fazën përfundimtare të kemi sa më shumë takime kontrolluese, për të kërkuar formën optimal”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli, deri sa disa orë më vonë drejtuesit e klubit siguruan kundërshtar për takim kontrollues, kështu që të ejnten nga ora 13:00 do të përballen me Pogradecin.

Skuadra e futbollit Renova është duke zhvilluar ditët e fundit të përgatitjeve në Ohër, ku ekipi është duke zhvilluar fazën më të rëndësishme, të akumulimit të forcës fizike dhe kondicionale. Sigurisht kjo periudhë do të ishte e mirëseardhur për ndonjë ndeshje më të lehtë kontrolluese, mirëpo fati i keq i Renovës që në këtë periudhë në Ohër nuk mund të sigurojnë sparing partner. “Vërtet do të ishte mirë që të kishim ndonjë përballje kontrolluese, mirëpo ja që këtu kemi mungesë kundërshtarësh. Stafi teknik tenton që në përballje mes veti të kompensojë këtë gjë. Shpresojmë që në fazën përfundimtare të kemi sa më shumë takime kontrolluese, për të kërkuar formën optimal”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli, i cili shton se trajneri Osmani ka aplikuar tempo vërtet intensive të seancave stërvitore. “Jemi të raskapitur. Trajneri Osmani dhe stafi teknik kanë punuar me një intenzitet të shtuar. Normal për ne është tani më vështirë, por duke patur parasysh situatën në renditje, mbase kjo do të na ndihmojë gjatë gjithë kampionatit. Përgatitjet e mira janë bazë për kontuinitet të mirë në kampionat dhe ne shpresojmë që të jemi në nivel”. Renova të premten kthehet në Tetovë ku do të vijojë përgatitjet, para se përsëri të dalë jashtë ‘shtëpisë’, me shumë gjasa përsëri në Ohër. Në atë periudhë pritet që të ketë takime kontrolluese, ku të gjithë futbollistët do të kenë rastin të tregojnë cilësitë e tyre dhe për të kërkuar formacionin bazë. Renova këtë merkato u përforcua me disa futbollistë dhe ata do kenë nevojë për sa më shumë ndeshje për tu komponuar në skuadër. Mensur Idrizi, Burim Sadiku, Visar Musliu, Ersen Sali dhe Izari Emini janë përforcimet e janarit për Renovën, që pretendon të angazhojë edhe ndonjë futbollist. “Kryesia ka siguruar vërtet përforcime cilësore që besoj të arsyetojnë besimin e klubit. Shpresoj që të përgatitemi mirë dhe kam besimin se kjo skuadër do të jetë shumë më e suksesshme. Jemi të detyruar të përmirësojmë pozitën në renditje dhe besoj se në fund do i’a arrijmë qëllimit”, përfundoi gardiani shkupjan i Renovës, Suat Zendeli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *