Home / Sport / Reus: Dortmundi të marrë shembull nga Mesi!

Reus: Dortmundi të marrë shembull nga Mesi!

“Mesi është një shembull i mirë”, tha 23 vjeçari për “Kicker”. “Ai ka zhvilluar ndeshje të mëdha dhe shënon në kampionat me një rregullsi të admirueshme. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, pasi nuk kemi arritur të shprehemi në nivelet më të larta në çdo javë. Nuk jemi makineri, ndaj bëjmë gabime”.

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Marko Reus, i ka thurur elozhe Lionel Mesit për rregullsinë me të cilën ai tregon një nivel të lartë në lojën e tij. Kampionët e Bundesligës janë 12 pikë pas Bajern Mynih në këtë sezon dhe lojtari mendon se vetëm paraqitja me rregullsi në të njëjtin nivel, ashtu si bën argjentinasi, do ta kthejë përsëri në krye ekipin e tij.
“Mesi është një shembull i mirë”, tha 23 vjeçari për “Kicker”. “Ai ka zhvilluar ndeshje të mëdha dhe shënon në kampionat me një rregullsi të admirueshme. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, pasi nuk kemi arritur të shprehemi në nivelet më të larta në çdo javë. Nuk jemi makineri, ndaj bëjmë gabime”.
“E dimë që nuk kemi zhvilluar pjesën e parë të sezonit më të mirë të mundshme, por të ankohesh dhe të gjesh justifikime nuk është gjëja më e përshtatshme që mund të bëjmë në këtë situatë”, tha Reus.
Sipas tij, edhe ecuria në Ligën e Kampioneve është komplikuar me shortin që i ka vënë përballë ukrainasit e Shakhtar Donetsk, pasi do të kishte preferuar një kundërshtar tjetër.
“Atje shpesh temperatura shkon në -20 gradë celsius, apo jo? Kuptohet që janë një kundërshtar i vështirë. Por edhe ata shpresonin për çdo ekip të mundshëm përveç nesh në turin tjetër. Ne kemi fituar respektin e të tjerëve me atë që kemi shfaqur në Evropë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *