Home / Lajme / Rajon / Riker i dëshpëruar nga disa liderë në Ballkan

Riker i dëshpëruar nga disa liderë në Ballkan

16 janar-“Maqedonia ka sfidë të posaçme në marrëdhëniet me Greqinë e cila bëri ngecje në procesin e inkuadrimit të këtij vendi në BE dhe NATO. Por, Komisioni Evropian iu përshtat këtij rasti dhe gjeti mënyrë me Maqedoninë ta ngrisë Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), që do të mundësojë derisa kërkohet zgjidhje për çështjen për emrin, të vazhdojë afrimi i Maqedonisë në Union, ndërsa kjo vlen edhe për anëtarësimin në NATO”, potencoi Riker.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker sot nga Brukseli deklaroi se Uashingtoni është i dëshpëruar nga veprimi i “disa liderëve” në rajonin e Ballkanit.

“SHBA-ja është pak e dëshpëruar nga disa liderë politik të cilët me sjelljen e tyre e riorientojnë përqendrimin e vëmendjes në vendet e tyre nga gjëra të rëndësishme, ndërsa për programe të tyre personale. Në këtë kuptim mund të konsiderohet viti 2012 edhe si vit i dëshpërimit për disa gjëra”, porositi njeriu i parë i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Riker, i cili është ambasador i mëparshëm i SHBA-së në Shkup, sot ka takime me Shërbimin evropian për aksion të jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe NATO-n, por e lavdëroi angazhimin e Bashkimit Evropian sa i përket Republikës së Maqedonisë.

“Maqedonia ka sfidë të posaçme në marrëdhëniet me Greqinë e cila bëri ngecje në procesin e inkuadrimit të këtij vendi në BE dhe NATO. Por, Komisioni Evropian iu përshtat këtij rasti dhe gjeti mënyrë me Maqedoninë ta ngrisë Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), që do të mundësojë derisa kërkohet zgjidhje për çështjen për emrin, të vazhdojë afrimi i Maqedonisë në Union, ndërsa kjo vlen edhe për anëtarësimin në NATO”, potencoi Riker.

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së e transmetoi edhe shqetësimin e Uashingtonit për retorikën nacionaliste të politikanëve në Shqipëri, duke potencuar se populizmi dhe mesazhet nacionaliste nuk ndihmojnë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillim të ekonomisë. Ai e porositi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun dhe t’i ndjekin mesazhet nga BE-ja, duke potencuar se më e rëndësishme është gjetja e zgjidhjes për pjesën veriore të këtij vendi dhe heqje të strukturave paralele në këtë pjesë të territorit të fqiut tonë verior.

“Pas shumë viteve punë me BE-në në ndërtim të paqes, zhvillimit të demokracisë etj., tani përqendrimi i Ballkanit Perëndimor është në integrimin e tij euroatlantik”, porositi në fund Riker.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *