Home / Sport / ‘Rinovohet’ Renova

‘Rinovohet’ Renova

“Kryesia e ngushtë e klubit ka vendosur që është momenti i vërtetë për të rripërtrirë skuadrën dhe për këtë arsye ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Emini, Ismaili dhe Jançevski kanë qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve tona dhe ne u jemi mirënjohës për këtë. Futbollistëve në fjalë u dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Pas viteve me rradhë suksese të njëpësnjëshme, tituj dhe pjesëmarje të vazhdueshme në Kupat Evropiane, gjysmëstinori i dobët vjeshtor ka detyrar drejtuesit e Renovës që përfundimisht të rripërtrijnë ekipin. Hapi i parë në këtë drejtim është ndërprerja e bashkëpunimit me disa prej futbollistëve që në të kaluarën bartën barën kryesore dhe ishin vendimtar në sukseset e skuadrës. Vullnet Emini, Ismail Ismaili dhe Boban Jançevski janë tre futbollistët të cilëve xhepçishtasit u janë falemenderuar për bashkëpunimin, ndërsa largim ka paralajmëruar edhe Muharem Bajrami që ka firmosur me Gomelin e Bjellorusisë. “Kryesia e ngushtë e klubit ka vendosur që është momenti i vërtetë për të rripërtrirë skuadrën dhe për këtë arsye ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Emini, Ismaili dhe Jançevski kanë qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve tona dhe ne u jemi mirënjohës për këtë. Mirëpo futbolli është i këtillë dhe ka momente kur ndarja është e pashmangshme, në interes të të dyja palëve. Futbollistëve në fjalë u dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti, i cili paralajmëroi merkato aktive. Përveç Mensur Idrizit dhe Burim Sadikut të ardhur nga Drita e Bogovinës, Renova planifikon edhe të tjera përforcime. “Largimet për momentin janë të lartëpërmendurit, ndërsa deri tani kemi angazhuar Idrizin dhe Sadikun. Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Zendelin, ndërsa pritet këto ditë të njëjtën të bëjmë me Gafurin dhe Fetain. Ndërkohë jemi duke punuar që të sigurojmë përforcime adekuate në secilën linjë të skuadrës. Jemi në bisedime me disa futbollistë, por do të presim të finalizojmë gjërat, para se të publikojmë emrat e tyre”, tha Saiti. Ndryshe Renova të mërkurën në mesditë starton me përgatitjet për gjysmëstinorin pranveror. Trajneri Osmani pritet të ketë mbledhje të shkurtër me futbollistët të cilëve do t’u prezantojë planin e përgatitjeve, ndërsa menjëherë ekipi pritet të nisë me seancat stërvitore. Renova pas pjesës vjeshtore të sezonit mban pozitën e 9 në renditje me 21 pikë të tubuar në 18 takime të zhvilluara dhe sigurisht duhet të përgatiten mirë për të shmangur luftën për mbijetesë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *