Home / Sport / Roberto Karlos në Madrid për të marrë Kaka te Anzhi

Roberto Karlos në Madrid për të marrë Kaka te Anzhi

Klubi i pasur rus ka shtuar kontaktet me Real Madrid për blerjen e futbollistit brazilian dhe për të bindur këtë të fundit po përdor një prej miqve të tij, ish-mbrojtësin Roberto Karlos që tashmë është një drejtues i këtij klubi.

Skuadra e Anzhi ka rritur insistimin e saj për të blerë Rikardo Kaka para mbylljes së merkatos së janarit. Klubi i pasur rus ka shtuar kontaktet me Real Madrid për blerjen e futbollistit brazilian dhe për të bindur këtë të fundit po përdor një prej miqve të tij, ish-mbrojtësin Roberto Karlos që tashmë është një drejtues i këtij klubi.
Ky i fundit ka udhëtuar drejt Madridit dhe pritet të takohet fillimisht me drejtuesit e Realit, ndërsa më pas edhe me lojtarin. Nëse madrilenët janë të gatshëm të flasin me të për transferimin e lojtarit, duhet bindur ky i fundit, pasi ai kërkon një ekip cilësor dhe jo një skuadër dosido.
Por Kaka mund të jetë i detyruar në fund të pranojë ofertën ruse, sepse te Reali për të nuk ka më asnjë hapësirë, siç e tregon fakti se ai nuk pritet të jetë as në stol për “El Clasico” në Kupën e Mbretit kundër Barcelonës. Që pas transferimit të Shnajder te Gallatasaraj dhe tërheqjes së Milanit nga negociatat për të, duket e qartë se brazilianit nuk i mbetet më alternativë tjetër përveç Anzhit, nëse synon që të luajë rregullisht në këtë sezon.
Klubi rus ka kaluar në fazën e eliminimi direkt në Europa Legaue, por ëndrra e miliarderit Suleiman Kerimov është që të shohë këtë ekip në Ligën e Kampioneve, mundësisht duke e fituar atë. Për këtë arsye, ai ka punësuar një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, Gus Hidink, si dhe ka afruar lojtarë shumë cilësorë, duke filluar nga Samuel Eto’o i cili merr një rrogë prej 20 milionë eurosh në vit në këtë klub.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *