Home / Sport / Roma nuk di të fitojë

Roma nuk di të fitojë

Roma nuk ka arritur të këndellet dhe të fitojë as pas ndeshjes së katërt, pasi ka barazuar me rezultat 3-3 në transfertë te Bolonja.

U zhvillua ndeshje fantastike nga fillimi, me vendasit që ishin më kërkues dhe më dominant.

Sidoqoftë, Alessandro Florenzi pas nëntë minutave lojë me asistim të Tottit kaloi në epëri romakët. Nuk vonoi përgjigja e vendasve, që me anë të Alberto Gilardinos (17’) barazuan rezultatin në 1-1.

Roma përsëri shënoi dhe atë në goditjen e dytë, ishte Pablo Osvaldo që ishte realizuesi i golit të dytë për romakët (18’). Pjesës së parë i dha fund për 2-2 Manolo Gabbiadini (26’).

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje dramatike, pasi Pasquato u dha epërsinë vendasve (54’), para se Tachtsidis të barazonte rezultatin në 3-3 dhe rezultatin përfundimtar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *