Home / Sport / Ronaldo: Dua një natë të madhe kundër Barçës!

Ronaldo: Dua një natë të madhe kundër Barçës!

Kristiano Ronaldo mendon se Real Madrid duhet të bëjë një ndeshje të madhe në Kupën e Mbretit përballë Barcelonës dhe nuk duhet të trajtojë mungesat e rëndësishme si një justifikim për këtë sfidë.

“Ajo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar. Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të vështira në botë, ndaj do të jetë një natë e madhe. Luajmë në shtëpi ndaj kemi shanse të mëdha për të bërë një rezultat të mirë. Do të na mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm për skuadrën, lojtarë thelbësorë, por ky nuk është justifikim, duhet të luajmë mirë pasi e dimë se Barcelona është një skuadër fantastike. Shpresoj që të jetë një natë e madhe për ne dhe presim me padurim që të luajmë këtë ndeshje të madhe”, ishin fjalët e futbollistit portugez në faqen e internetit të klubit.
Më pas, Ronaldo ka folur edhe për faktin se ka arritur të shënojë për herë të 19-të tre apo më shumë gola në një ndeshje me fanellën e Real Madrid, një arritje e jashtëzakonshme por këtë lojtar që ka pak vite me këtë ekip.
“Ky është një rezultat i mirë, jam shumë i lumtur për të, por objektivi im është të vazhdoj të bëj këtë gjë dhe të jap më të mirën për klubin. Dua të kaloj rekordin tim, të jem më i mirë se një vit më parë”, ishin fjalët e futbollistit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *